

A - Izolim termal
Sistemet me të cilat ne kryejmë produktet që i ofrojmë, garantojnë ruajtje të temperaturës së brendshme të objektit duke mbrojtur atë nga temperatura e ambietit të jashtëm. Një gjë e tillë ulë shpenzimet për arritjen e temperaturës së brendshme e cila i nevojitet objektit varësisht prej stinëve.

B - Izolim akustik
Boritë e automjeteve, britmat e njerëzve, zhurmat e erës, zërimi i aparateve teknologjike të ndryshme e shumë faktorëve të tjerë, tanimë me sistemet dhe aksesorët të cilët ne përdorim, nuk kanë mundësi që të depërtojnë në objektin tuaj.

C - Siguria
Duke u bazuar në kualitetin dhe qëndrueshmerinë e profileve dhe aksesorëve të produkteve tona, objekti juaj do të jetë i sigurtë nga faktorët ambiental e gjithashtu edhe nga tentimi i hyerjes me forcë.

D - Rezistenca ndaj ujit
Sa i përket problemeve me të cilat ballafaqoheshim ne, tanimë janë zgjidhur. Vjeshta dhe Dimri ishin ato të cilat sillnin probleme sic jane uji dhe bora që depërtonin në brendi të objekteve dhe shkaktonin dëme të shumta, falë sistemve aktuale, rezistenca e ujit, borës dhe faktorëve tjerë ambiental, tanimë këto probleme janë zgjidhur.